Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Zeqiri shënon për Baselin

Baseli është duke shënuar fitore shumë të rëndësishme kundër Zhalgirisit në kuadër të Ligës së Konferencës. Ekipi zviceran është duke fituar 2:1 në pjesën e parë.

Ndeshja i takon Grupit H dhe po luhet në Basel. Golin e dytë për Baselin e ka shënuar Andi Zeqiri. Ai shënoi në minutën e 18-të.

Për Zeqirin është goli i tretë këtë sezon në Ligën e Konferencës.