Elfsborgu është në formë të mirë në elitën e futbollit të grupmoshës U19 në Suedi.
Ndihmë të madhe në sukseset e klubit po jep Besfort Zeneli.
Zeneli, vëllai i vogël i Arbër Zenelit, reprezentuesit të Kosovës, të shtunën gjatë ditës, shënoi dy gola në fitoren e thellë 3:0 të Elfsborgut kundër Ostersit.
Me dy golat e shënuar, Besforti shkoi në kuotën e 17-të golave në vetëm 15 ndeshje të zhvilluara. Ka munguar në një duel nga 16-të sa i ka zhvilluar në total skuadra e tij.
Elfsborgu në 16 ballafaqime të luajtura ka arkëtuar 32 pikë. Prinë Goteborgu që ka zhvilluar 19 ndeshje ka 42 pikë.
18-vjeçari Besfort Zeneli vlerësohet lartë për lojën e tij në Suedi, por nuk është kontaktuar nga Federata e Futbollit e Kosovës për ndeshjet kualifikuese të grupmoshave zinxhirë të Kosovës për duelet e shtatorit dhe tetorit.