Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Zeneli luan në pjesën e dytë në fitoren e Elfsborgut

Besfort Zeneli

Elfsborgu e ka mposhtur Helsingborgun me rezultatin 3:0, në ndeshjen e javës së 29-të të elitës së futbollit të Suedisë. Në triumfin e Elfsborgut ka luajtur edhe futbollisti nga Kosova, Besfort Zeneli. Ai ka filluar të ketë më shumë minuta në ndeshjet e fundit të kampionatit.

19-vjeçari, që është vëllai i sulmuesit të Kosovës, Arbër Zenelit, ka hyrë në lojë në minutën e 56-të, kur rezultatin ishte 1:0. Për Zenelin ishte paraqitja e dytë në Superligën e Suedisë. Ka luajtur 17 minuta edhe në Ligën e Konferencës.

Te skuadra e Helsingborgut titullar ishte Arian Kabashi, i cili luajti deri në minutën e 64-t. Elfsborgu renditet në vendin e gjashtë me 46 pikë, kurse Helsingborgu është i 15-ti me 17 pikë dhe sezonin tjetër do të luajë në kategorinë e dytë të futbollit suedez.