Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Zeneli flet para ndeshjes me Marseillen

Arber Zeneli - Reims

Arbër Zeneli ka qenë i pranishëm në konferencën për shtyp të premten gjatë ditës.

Futbollisti i Reimsit u kthye nga lëndimi javën e kaluar, ndërsa në fundjavë do të ballafaqohet me skuadrën e Marseillet, që është në pozitën e dytë në tabelë.

Takimi mes Reimsit e Marseillet luhet të dielën në orën 20:45, dhe i takon xhiros së 34-rt të elitës së futbollit francez.

“Ndihem mirë. Nuk jam ende në formën më të mirë fizike, sepse kam pasur disa probleme të vogla, por po kthehem sigurt. Lëndimi i parë ishte shumë frustrues. I dyti më komplikoi mendërisht. Por isha i fortë në këtë aspekt dhe isha pozitiv. Unë dua të kënaqem dhe të luaj futboll”, tha fillimisht Zeneli 27-vjeçar.

“Dua ta përfundojmë sezonin në mënyrën më të mirë të mundshme, duke marrë fitore. Ndeshjet e ardhshme janë të rëndësishme. Takimi i së dielës do të jetë i vështirë. Marseille ka lojtarë të mirë dhe yje në ekip. Jemi gati. Luajtëm mirë ndaj Lillet dhe shpresoj të vazhdojmë kështu. Unë kam edhe një vit kontratë këtu. Jam lojtar i Reimsit. Qëkur u lëndova rëndë për kohë të gjatë, ka qenë e vështirë për ta parashikuar të ardhmen. Do të shohim se çfarë do të ndodhë”, theksoi sulmuesi i krahut.

Reprezentuesi i Kosovës ka luajtur në pesë ndeshje me Reimsin në këtë edicion për shkak të mungesës së gjatë nga lëndimet. Ka tri asistime në kampionatin francez.

Artikuj të ngjashëm