Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Reimsi i Zenelit pret yjet e PSG-së

Reimsi ishte shumë afër që ta siguronte fitoren e dytë të edicionit të ri në Ligue 1 të Francës, por pranoi gol në fundin e ndeshjes nga Troyesi në fundjavën e kaluar.

Ndeshja u mbyll 1:1.

Kështu, Reimsi ku luan edhe futbollisti i Kosovës, Arbër Zeneli, vazhdon të mbetet në pozitë të vështirë. Është në vendin e 17-të me shtatë pikë në nëntë ndeshje.

Edhe më vështirë do ta ketë ndeshjen e xhiros së 10-të.

Në shtëpi i pret yjet e skuadrës së Paris Saint-Germainit.

PSG-ja i ka fituar pesë ndeshjet e fundit të ndërsjella dhe është favorit i madh për ta fituar edhe një takim tjetër në fundjavë.

Ndeshja ndërmjet Reimsit dhe Paris Saint-Germainit luhet të shtunën në orën 21:00.

Parisienët kanë formën më të mirë në ndeshjet si mysafir nga të gjitha skuadrat e ligave më të forta evropiane.

Kanë shënuar gjashtë fitore të njëpasnjëshme.

PSG-ja është liderë në ligë me 25 pikë, dy më shumë se Marseille.

Artikuj të ngjashëm