Futboll

PSG-ja synon të kthehet në pozitën e parë

Hakimi shënon dy gola për fitoren e PSG-së

Paris Saint-Germaini e ka humbur pozitën e parë në tabelën e Ligue 1 të Francës.

Parisi pësoi disfatë xhiron e kaluar nga Monaco me rezultatin 1:0.

Parisi edhe këtë fundjavë do të ketë punë të vështirë ndaj Rennesit.

Parisienët, që janë edhe kampionë në fuqi të Francës, të shtunën nga ora 21:05 e presin Rennesin. Kjo ndeshje është e vlefshme për xhiron e 15-të.

Parisi këtë edicion ka nëntë fitore, tri barazime dhe dy humbje. Ndërkohë Rennesi ka gjashtë fitore, gjashtë barazime dhe dy humbje. 

Xhiroja e 15-të u hap të premten me dy ndeshje. Bresti luajti me Monacon në shtëpi, kurse Marseille ishte mysafir i Lillet.

Xhiroja e 15-të mbyllet të dielën me ndeshjen që fillon nga ora 20:45, ndërmjet Lorientit dhe Lyonit.