Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Zeneli me Reimsin ndalin yjet e PSG-së

Paris Saint-Germaini nuk ka mundur të marrë më shumë se sa një ekip në udhëtim te Reimsi të shtunën mbrëma.

PSG-ja barazoi pa gola në ndeshjen e xhiros së 10-të në Ligue 1.

Te Reimsi për 79 minuta u paraqit edhe futbollisti i Kosovës, Arbër Zeneli. Zeneli pati paraqitje relativisht të mirë.

PSG-ja luajti me një lojtar më pak nga minuta e 41-të, kur u ndëshkua me të kuq Sergio Ramos.

Kampioni në fuqi i Francës vazhdon të mbetet në vendin e parë. Ka 26 pikë.

Reimsi ndërkohë me tetë pikë renditet i 14-ti.

Artikuj të ngjashëm