Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

PSG-ja barazon me Reimsin

Goncalo Ramos - PSG

Kylian Mbappe u la në bankën rezervë dhe u inkuadrua vetëm në minutën e 73-të.

Por, nuk ka arritur që të kontribuojë me gol apo asistim.

PSG-ja në fund barazoi 2:2 me Reimsin, në ndeshjen që i takoi xhiros së 25-të të Ligue 1 të Francës.

Marshall Muntesi në minutën e shtatë shënoi për mysafirët.

Yunis Abdelhamid në minutën e 17-të realizoi autogol, ndërsa Gonçalo Ramos i dha epërsinë vendësve dy minuta më pas.

Oumar Diakite shënoi tjetër gol dhe vendosi rezultatin final të ndeshjes.

Edhe Parisi ndalet në barazim nga Lorienti Futboll 2 muaj më parë Parisi ndalet në barazim nga Lorienti

PSG-ja pavarësisht barazimit, mbetet lider me 45 pikë, dhjetë më shumë se Bresti i vendit të dytë.

Reimsi në vendin e nëntë ka 35 pikë.