Arbër Zeneli ka luajtur prej minutës së 62-të për Adana Demirsporin, që fitoi 1:0 ndaj Trabzonsporit. Ndeshja e së premtes i takoi xhiros së tetë të Superligës së Turqisë.
Golin e vetëm e shënoi Nani në minutën e 29-të. Pikërisht në vend të Nanit, Zeneli u aktivizua në minutën e 62-të.
Enis Bardhi startoi te Trabzonspori dhe luajti deri në minutën e 85-të. Adana është e treta me 17 pikë. Trabzonspori është i pesti me 12 pikë.
Zeneli ka katër paraqitje për Adana Demirspor. Por ende nuk ka lënë gjurmë me ndonjë gol apo asistim.
Artikuj të ngjashëm