Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Bardhi asiston në barazimin e Trabzonsporit

Mesfushori i Maqedonisë së Veriut, Enis Bardhi ka asistuar në barazimin e Trabzonsporit kundër Antalyasporit me rezultatin 1:1. Kjo ndeshje u zhvillua të dielën dhe i takoi javës së 20-të të Superligës turke.

Për 28-vjeçarin është asistimi i tretë, ndërsa ka shënuar edhe dy gola në 17 ndeshje në elitën e futbollit turk.

Bardhi kompletoi takimin, derisa për Antalyasporin nga minuta e 81-të u paraqit Zymer Bytyqi. Trabzonspori zë vendin e tretë me 37 pikë, kurse Antalyaspori ka fituar 29 pikë.

Artikuj të ngjashëm