Trabzonspori ka fituar të dielën në kuadër të xhiros së 27-të të elitës së futbollit të Turqisë.
Trabzonspori mposhti Adana Demirsporin me rezultatin 1:0, ndërsa Enis Bardhi pati paraqitje të mirë te vendësit.
Trezeguet e shënoi golin e fitores në minutën e 21-të.
Mesfushorit që përfaqëson Maqedoninë e Veriut, Bardhit, iu anulua një gol në minutën e 56-të për pozitë jashtë loje, ndërsa në pjesën e parë e pati edhe një shtyllë të qëlluar.
Bardhi luajti deri në minutën e parë të kohës shtesë.
Trabzonspori në vendin e tretë ka 46 pikë, kurse Adana Demirspori ka 32 pikë në vendin e 12-të.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo