Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Zaha para vendimit final

Wilfred Zaha është ndarë i kënaqur me tri ofertat që ka marrë në javët e fundit. “Football-italia” shkruan se Zaha ka pranuar ofertën e Lazios, Fenerbahçes dhe Al-Nassr. Por ende nuk ka vendosur se për cilën skuadër do të nënshkruajë kontratë.

30-vjeçarit nga Bregu i Fildishtë i është ofruar po ashtu një kontratë e re katërvjeçare nga Crystal Palace, skuadër me të cilën kishte kontratë deri më 30 qershor.

Zaha luan kryesisht në anën e majtë të sulmit, por mund të paraqitet edhe në anën e djathtë dhe në qendër. Zaha shënoi shtatë gola dhe asistoi dy herë në 27 paraqitje në Premier League në edicionin e fundit.