Sulmuesi Wilfried Zaha pritet që sezonin e ardhshëm të luajë në La Liga. “Sport” të mërkurën ka njoftuar se interesim për Zahan ka shfaqur skuadra e Barcelonës. Barça po e sheh Zahan si përforcim të mirë, duke pasur parasysh se në verë i skadon kontrata me Crystal Palacen.
Ai ka refuzuar rinovimin e kontratës me ekipin anglez dhe Barcelona është futur në garë për ta transferuar falas.
29-vjeçari ka realizuar gjashtë gola dhe ka bërë dy asistime në 12 paraqitje në Premier League, ndërsa po kërkohet edhe nga Arsenali e Chelsea.
Artikuj të ngjashëm