Galatasaray është afër që ta finalizojë marrëveshjen me Wilfried Zahan.
Zaha pritet të zyrtarizohet si futbollist i ri i Galatasarayt, ndërsa do të transferohet si lojtar i lirë. Për sulmuesin e krahut ishin të interesuara disa klube, por ai do ta vazhdojë karrierën te kampioni i Turqisë, kanë shkruar mediat e huaja të dielën.
Zahas i ka skaduar kontrata me Crystal Palacen. Zaha ishte transferuar te Crystal Palace në vitin 2015 nga Manchester Unitedi. Ai ka luajtur më shumë se 450 ndeshje për Crystal Palacen dhe ka shënuar 90 gola e ka dhuruar 76 asistime.
Artikuj të ngjashëm