Futbollisti i krahut, Wilfried Zaha do të largohet gjatë verës nga Crystal Palace për ta vazhduar karrierën në ndonjë skuadër tjetër. Ai do të largohet si lojtar i lirë në fund të sezonit aktual.
Interesimi për ta marrë 30-vjeçarin është i madh. Mes klubeve të interesuara për Zahan është edhe gjiganti anglez, Arsenal.
Sulmuesi i Bregut të Fildishtë po kërkohet po ashtu edhe nga Bayerniu, Dortmundi dhe Monaco. Zaha më herët ka luajtur për Manchester Unitedin. Në sezonin aktual me fanellën e Crystal Palaces ka shënuar gjashtë gola dhe ka kontribuar me dy asistime në Premier League të Anglisë.
Artikuj të ngjashëm