Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Arsenali insiston për Zahan

Skuadra e Arsenalit nuk e ka ndërmend të dorëzohet në garën për transferimin e sulmuesit Wilfried Zaha, raporton “Sky Sports” të mërkurën. Zaha pritet të largohet në fund të këtij sezoni nga Crystal Palace, pasi nuk po dëshiron ta rinovojë kontratën.

Ai ka kontratë me Crystal Palacen deri në fund të sezonit dhe Arsenali po synon ta transferojë si lojtar të lirë. Është trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta, ai që e pëlqen shumë Zahan dhe po kërkon transferimin e tij.

29-vjeçari ka shënuar pesë gola këtë edicion në Premier League, ndërsa është pjesë e Crystal Palacet prej vitit 2015.

Artikuj të ngjashëm