Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Zaha pranë rinovimit me Palacen

Sulmuesi Wilfried Zaha sipas të gjitha gjasave do të mbetet te skuadra e Crystal Palacet edhe përtej sezonit aktual. “Sky Sports” ka shkruar të mërkurën se Zaha ka pranuar ofertën e Crystal Palacet për rinovimin e kontratës, duke refuzuar kalimin te skuadrat tjera angleze.

Me rinovimin e kontratës që i skadon këtë verë, Zaha do të jetë pjesë e Crystal Palacet deri në vitin 2026 dhe do të ketë pagë javore prej 200 mijë funtesh.

30-vjeçari ka shënuar 7 gola këtë edicion në kampionatin anglez, ndërsa është pjesë e Crystal Palacet prej vitit 2015. Interesim për transferimin e tij këtë verë patën shprehur Arsenali, Manchester Unitedi e Tottenhami.

Artikuj të ngjashëm