Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Barcelona pas Zahas dhe Keitas

Skuadra e Barcelonës po synon transferimin e dy futbollistëve nga Premier League këtë verë. “Mundo Deportivo” ka njoftuar të hënën se bëhet fjalë për sulmuesin Wilfried Zaha dhe mesfushorin Naby Keita.

Të dy futbollistët mund t’i bashkohen Barcelonës si lojtarë të lirë, pasi në fund të këtij sezoni iu skadojnë kontratat me klubet aktuale. Zaha, 30-vjeçar, ka refuzuar rinovimin e kontratës me Crystal Palacen, duke bërë të ditur se sezonin tjetër nuk do të jetë pjesë e ekipit anglez, ndërsa Keitas nuk i është ofruar rinovimi i kontratës nga drejtuesit e Liverpoolit.

Zaha prej vitit 2015 është pjesë e Crystal Palacet dhe këtë sezon ka 6 gola e 3 asistime në 25 ndeshje të luajtura, ndërsa Keita ka regjistruar vetëm 13 paraqitje për Liverpoolin në të gjitha garat. 28-vjeçari është pjesë e Liverpoolit prej vitit 2018, kur iu bashkua nga Leipzigu

Artikuj të ngjashëm