Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Barcelona siguron Keitan

Mesfushori Naby Keita do të jetë përforcimi i parë i Barcelonës për sezonin e ardhshëm. “Mundo Deportivo” ka shkruar të hënën se Barcelona tashmë i ka siguruar shërbimet e 28-vjeçarit, me të cilin ka arritur marrëveshje që do të bëhet zyrtare muajin tjetër.

Keita te Barcelona do të transferohet si lojtar i lirë, pasi në fund të sezonit i skadon kontrata me Liverpoolin.

Ai ka refuzuar ofertat nga Milani dhe Leipzigu për t’iu bashkuar Barcelonës, ekip me të cilin do të firmosë kontratë trevjeçare me opsionin e vazhdimit edhe për vitin e katërt.

Keita këtë sezon ka vetëm 13 paraqitje për Liverpoolin në të gjitha garat, ndërsa ekipit anglez iu bashkua në vitin 2018 për 65 milionë euro.