Mesfushori Naby Keita nuk do të jetë pjesë e skuadrës së Liverpoolit pas përfundimit të sezonit aktual.
Ai në verë do të largohet si lojtar i lirë, pasi te Liverpooli kanë vendosur që mos t’ia ofrojnë rinovimin e kontratës. “The Sun” ka bërë të ditur që Liverpooli tashmë e ka njoftuar Keitan, i cili po shqyrton ofertat e skuadrave të tjera për të marrë një vendim për të ardhmen e tij.
27-vjeçari këtë sezon nuk ka bindur me paraqitjet e tij, pasi ka pasur telashe me lëndime të shumta.
Deri më tani ai ka regjistruar shtatë paraqitje për Liverpoolin në të gjitha garat. Keita iu bashkua Liverpoolit në vitin 2018 nga Leipzigu për 65 milionë euro.
Artikuj të ngjashëm