Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Keita do të largohet nga Liverpooli

Pas Roberto Firminos edhe Naby Keita do të largohet nga Liverpooli në fund të sezonit kur edhe i skadon kontrata, ka njoftuar “Sky Sports” të premten.

Mësohet se mesfushorit 28-vjeçar nuk i është ofruar rinovimi i kontratës, pasi këtë sezon ka pasur hapësirë të vogël në ekip.

Keita ka regjistruar vetëm 13 paraqitje deri më tani, ndërsa te Liverpooli u pat transferuar në vitin 2018 nga Leipzigu për 65 milionë euro.

Mësohet se Keita tashmë po shqyrton ofertat e klubeve të tjera dhe e ardhmja e tij po shihet mes Gjermanisë dhe Italisë.

Thuhet se Borussia Dortmundi e Leipzigu tashmë i kanë bërë ofertë zyrtare për t’u kthyer në Bundesligë, por interesim për transferimin e tij kanë shprehur edhe skuadrat nga Serie A, si Milani e Interi.

Artikuj të ngjashëm