Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Keita lëndohet ende pa nisur edicioni

Naby Keita u transferua me shumë bujë te skuadra e Werder Bremenit nga Liverpooli në këtë afat kalimtar të verës, si futbollist i lirë.

Ai te Liverpooli ishte transferuar në vitin 2018 nga Leipzigu për 60 milionë euro, por ishte përballur me një numër të madh të lëndimeve.

Rrjedhimisht u paraqit pak për Liverpoolin dhe nuk i përmbushi pritjet.

Për shkak të lëndimit, Keita nuk do të luajë as në fillim të sezonit për Werder Bremenin në Bundesligën gjermane.

Lajmi është konfirmuar nga klubi gjerman të hënën.

Edhe Keita rikthehet në Bundesligë Sport Keita rikthehet në Bundesligë

Ai ishte në formacionin e Werderit përballë Oldenburgut në miqësore të dielën, por kishte pasur probleme gjatë ngrohjes. Dhe nuk luajti në fitoren e Werderit, 3:1.

Është raportuar se ka pasur problem muskulor dhe pritet të jetë jashtë për disa javë.