Futboll

Werder Bremeni e suspendon Keitan deri në fund të edicionit

Naby Keita

Werder Bremeni ka vendosur ta suspendojë mesfushorin Naby Keita për pjesën e mbetur të edicionit në Bundesligë.

Kjo është bërë e ditur të martën nga klubi gjerman.

Ky suspendim erdhi pasi mesfushori ganez nuk kishte udhëtuar me skuadrën e Werder Bremerit për ndeshjen ndaj Bayern Leverkusenit, pasi trajneri kishte vendosur që ta lë atë në bankën rezervë.

Përveç suspendimit, Werderi ka vendosur edhe një gjobë të konsiderueshme për 29-vjeçarin.

Drejtori sportiv i Bremenit, Clemens Fritz, u shpreh se Keita me veprimin që e bëri e  vendosi veten mbi klubin. Drejtuesit e klubit nuk kanë mundur ta tolerojnë këtë sjellje.

“Sjellja e Nabyt nuk mund të tolerohet për ne si klub. Me këtë veprim ai e la skuadrën në një situatë të tensionuar sportive dhe vendosi interesat e tij mbi skuadrën. Ne nuk mund ta lejojmë këtë. Në këtë fazë të sezonit ne kemi nevojë për fokus të plotë në ndeshjet e mbetura dhe një ekip që është shumë afër njëri-tjetrit. Prandaj nuk kishte asnjë alternativë ndaj masave tona”, tha Fritz.

Bayern Leverkuseni të dielën e mposhti me rezultat të thellë, 5:0, Werder Bremenin, dhe e fitoi titullin e kampionit për herë të parë në histori.

Keita u transferua te Werder Bremeni vitin e kaluar nga Liverpooli si lojtar i lirë.

Ai me Bremenin në këtë edicion ka vetëm pesë ndeshje të zhvilluara. Karrierë ka bërë edhe te skuadra si Leipzigu e Salzburgu.