Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Ndalet sërish Leverkuseni, barazon me Bremenin

Patrik Schick

Bayer Leverkuseni sërish ka dëshpëruar në Bundesligë. Pas disfatës që e pësoi në xhiron e parë nga Hoffenheimi, Leverkuseni edhe të shtunën nuk arriti që ta shënojë fitoren e parë.

Leverkuseni barazoi 3:3 me Werder Bremenin në udhëtim në kuadër të javës së dytë të elitës gjermane të futbollit.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Patrik Schick i kaloi në epërsi mysafirët në minutën e pestë. Malik Tillman në minutën e 35-të i dyfishoi shifrat.

Nëntë minuta më pas, Romano Schmid, e ngushtoi rezultatin në 2:1.

Schick në minutën e 64-t shënoi për 3:1 në të mirë të Leverkusenit.

Në minutën e 76-të, Isaac Schmidt, e ngushtoi sërish rezultatin në 3:2 dhe në minutën e 94-t, Karim Coulibaly, shënoi për 3:3 dhe kështu ia siguroi një pikë shumë të vlefshme Bremenit.

Bremeni në ndeshjen hapëse të sezonit të ri u mposht thellë nga Eintracht Frankfurti.