Mesfushori Naby Keita do të jetë futbollisti i radhës që do ta rinovojë kontratën me skuadrën e Liverpoolit, kë bërë të ditur “Daily Mail” të enjten. Palët tashmë kanë nisur negociatat dhe marrëveshja është afër finalizimit.
Te Liverpooli po e shohin Keitan si lojtar të rëndësishëm dhe po duan ta mbajnë më gjatë në “Anfield Road”. Me rinovimin e kontratës që i skadon vitin e ardhshëm, Keita do të jetë pjesë e Liverpoolit deri në vitin 2026.
27-vjeçari është pjesë e Liverpoolit prej verës së vitit 2018 kur iu bashkua nga skuadra e Leipzigut për 65 milionë euro.