Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Keita do të largohet në janar

Mesfushori Naby Keita do të largohet në afatin kalimtar të janarit nga skuadra e Liverpoolit. “The Sun” ka bërë të ditur të hënën se krerët e Liverpoolit kanë vendosur ta nxjerrin në shitje Keitan, i cili ka refuzuar rinovimin e kontratës që i skadon në fund të këtij sezoni.

Bëhet e ditur se interesim për shërbimet e mesfushorit tashmë kanë shfaqur Arsenali, Chelsea dhe Tottenhami. 27-vjeçari ende nuk është kthyer nga lëndimi që e pësoi në fillim të sezonit, ndërsa është pjesë e Liverpoolit prej vitit 2018.

Ai deri më tani ka luajtur vetëm pesë minuta në fitoren e Liverpoolit 3:1 ndaj Cityt në ndeshjen Community Shield.