Barcelona është në garë për t’i bindur t’i bashkohen dy lojtarët që bëjnë karrierë në Premier League të Anglisë, Wilfred Zahan e Crystal Palaces dhe Nabi Keitan e Liverpoolit.
Barcelona shpreson t’i marrë falas Zahan dhe Keitan, të cilëve u skadon kontrata me skuadrat e tyre përkatëse në qershor. Si Zaha ashtu edhe Keita nuk i kanë vazhduar kontratat me klubet angleze.
Sulmuesi 30-vjeçar Zaha me Crystal Palacen ka luajtur 24 ndeshje në Premier League, ndërsa ka shënuar gjashtë gola dhe ka asistuar dy herë. Mesfushori 28-vjeçar Keita ka luajtur vetëm 13 ndeshje në të gjitha garat për Liverpoolin.
Artikuj të ngjashëm