Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Zaha dëshiron kalimin te Liverpooli

Sulmuesi Wilfried Zaha pritet të largohet nga skuadra e Crystal Palacet pasi ka refuzuar kontratën e re.

“Sky Sports” raporton se Zaha po dëshiron t’i bashkohet Liverpoolit në fund të këtij sezoni si lojtar i lirë, pasi i skadon kontrata me Crystal Palacen. Këtë edicion, Zaha ka shënuar pesë gola në Premier League dhe po pëlqehet nga Liverpooli që po e sheh si përforcim të duhur për sezonin e ri.

Ai, po ashtu, po monitorohet edhe nga Chelsea e Arsenali, por 29-vjeçari po synon kalimin në “Anfield Road”.

Te Crystal Palace janë të gatshëm ta shesin Zahan në afatin kalimtar të janarit, pasi nuk po duan ta humbasin si lojtar të lirë në fund të sezonit. Ai është pjesë e këtij ekipi prej vitit 2014.

Artikuj të ngjashëm