Sulmuesi Wilfried Zaha ka gjasa të mëdha që karrierën ta vazhdojë në Francë. Mediumet britanike kanë njoftuar të hënën se Zaha, pritet t’i bashkohet skuadrës së Paris Saint-Germainit. Mësohet se Zaha është në negociata me Parisin, ekip që tashmë i ka bërë ofertë zyrtare duke i ofruar kontratë trevjeçare.
Zaha te Parisi mund të transferohet si lojtar i lirë, pasi në fund të këtij muaji i skadon kontrata me Crystal Palacen.
Ai ende nuk ka marrë vendim për të ardhmen e tij, ndërsa po kërkohet edhe nga skuadrat e tjera të Anglisë.
30-vjeçari ka shënuar 7 gola në kampionatin anglez edicionin e fundit, ndërsa është pjesë e Crystal Palacet prej vitit 2014.
Artikuj të ngjashëm