Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Yllin e pret edhe një ndeshje e vështirë në FIBA Europe Cup

Golden Eagle Ylli do ta ketë edhe një ndeshje të vështirë në kuadër të fazës së grupeve të FIBA Europe Cup.

Pas humbjeve në dy ndeshjet e para, Ylli në xhiron e tretë luan kundër favoritit të Grupit A, ekipit nga Gjermania, Brose Bamberg. Ndeshja luhet të mërkurën në palestrën “Brose Arena” nga ora 20:00. Bambergu ka dy fitore në po aq ndeshje të luajtura deri më tani dhe është lider i grupit me katër pikë. Për dallim prej dy ndeshjeve të kaluara, Ylli ndaj Bambergut do të jetë i kompletuar. Në ekip është kthyer kapiteni Gëzim Morina, që është rikuperuar nga lëndimi.

Ndeshja tjetër e këtij grupi është ajo ndërmjet Hapoel Galil Elionit dhe Niners Chemnitzit, e cila luhet prej orës 16:30 në Izrael. Të dy ekipet e kanë mposhtur Yllin, por kanë pësuar nga Bambergu.

Ylli është ekipi i vetëm që po e përfaqëson Kosovën në fazën e grupeve të garave të FIBA-s.