Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Ylli në disavantazh ndaj Bambergut

Golden Eagle Yllit është në disavantazh ndaj Brose Gambergut në ndeshjen e xhiros së tretë të fazës së grupeve të FIBA Europe Cup. Pas dy çerekëve, Bambergu ka një epërsi të lehtë prej tri pikëve – 39:36 në ndeshjen që po luhen në palestrën “Brose Arena” në Gjermani.

Ylli e nisi mirë ndeshjen dhe çerekun e parë e përfundoi me shifrat 27:19. Megjithatë, ekipi gjerman u rikthye në çerekun e dytë të cilën e fitoi me 11 pikë (20:9) për të shkuar në pushim me avantazh. Rashun Davis me 11 pikë të shënuara është më efikasi te Ylli, ndërsa Jay Threatt ka dhjetë sosh.

Te Bambergu, lojtari i vetëm me pikë dyshifrore është Christian Sengfelder (16). Bambergu është ekipi i vetëm që ka fituar dy ndeshjet e para të Grupit A, ndërsa Ylli ka dy humbje.

Artikuj të ngjashëm