Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Ylli po pëson thellë pas pjesës së parë

Kampioni i Kosovës në basketboll, Golden Eagle Ylli po pëson humbje të thellë pas pjesës së parë nga Niners Chemnitz, në ndeshjen që po luhet në Gjermani.

Kjo ndeshje i takon xhiros së dytë të Grupit A të FIBA Europe Cup. Pas dy çerekëve, ekipi vendas është në epërsi me 25 pikë – 51:26.

Skuadra gjermane gjatë tërë pjesës së parë ishte më e mirë se Ylli, ekip që vazhdimisht ka qenë në ndjekje të rezultatit. Në fakt, Ylli nuk arriti të shënojë fare pikë në pesë minutat e para të ndeshjes, përpara se Chemnitzi ta mbyll këtë periudhë me shifrat 25:13. Edhe në çerekun e dytë ka vazhduar dominimi i ekipit vendas, i cili shënoi 26 pikë duke e limituar Yllin sërish në vetëm 13 pikë të shënuara.

Kevin Yebo është më efikasi te Chemnitzi me 11 pikë të shënuara, ndërsa te Ylli nuk ka asnjë lojtarë me pikë dyshifrore pas 20-të minutave lojë. Rashun Davis është më i dalluari me shtatë pikë.