Kampioni në fuqi, Golden Eagle Ylli ka vazhduar me humbje. Ylli ka regjistruar edhe humbjen e dytë në po aq ndeshje të luajtura këtë sezon në Superligën e Kosovës në basketboll. Pasi u mposht nga Rahoveci javën e shkuar, Ylli të shtunën pësoi humbje të thellë në shtëpi nga Sigal Prishtina.
Dueli i luajtur në palestrën “13 Qershori” u mbyll me shifrat 77:56 në të mirë të Prishtinës, që shënoi fitoren e parë këtë edicion.
Prishtina ishte më e mirë në këtë përballje pasi i fitoi tre çerekë, ndërsa Ylli ishte më i mirë vetëm në periudhën e dytë (14:13).
Te Prishtina nuk luajti fare Dardan Berisha që ishte i lënduar, ndërsa Yllit i mungoi fundori Malcolm Armstead, po ashtu shkaku i lëndimit. Dustin Thomas me 16 pikë të shënuara ishte më i dalluari te Prishtina, i ndjekur nga Rezart Memedi me 13 sosh. Ndërkohë, te Ylli u veçusn Bashir Ahmed (16) e Chris Harris (14).