Golden Eagle Ylli është në avantazh ndaj Hapoel Galil Elionit në kuadër të FIBA Europe Cup pas pjesës së parë. Pas dy çerekëve të parë, ndeshja që po luhet në Izrael, është mbyllur me shifrat 40:39 për Yllin.
Kjo ndeshje i takon xhiros së katërt të Grupit A në FIBA Europe Cup, ndërsa Ylli është maksimalisht i motivuar për ta shënuar edhe një fitore pas asaj javën e shkuar ndaj Brose Bambergut. Çerekun e parë, e fituan vendasit me rezultatin 25:24, ndërsa në të dytin, Ylli i ishte më i mirë dhe arriti të krijojë epërsi deri në pesë pikë.
Në fund, Ylli e fitoi këtë çerek me shifrat 16:14 për të shkuar në pushim në një pikë avantazh. Ahmed Bashir është më i dalluari te Ylli me 11 pikë të shënuara, ndërsa të Hapoeli më efikasi është Nimrod Levi (10).