Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Ylli e mposht Bashkimin në Prizren

Kampioni në fuqi i Kosovës në basketboll, Golden Eagle Ylli ka triumfuar në udhëtim në kuadër të xhiros së nëntë. Të mërkurën mbrëma, Ylli ka triumfuar në palestrën “Sezai Surroi” ndaj Bashkimit me rezultatin 76:71.

Për Yllin, kjo ishte fitorja e dytë rresht këtë edicion dhe e gjashta në total. Me këtë fitore, Ylli ngrihet në pozitën e parë në tabelë me 16 pikë derisa Bashkimi ka dy më pak dhe mbetet i katërti. Më i merituari për fitoren e Yllit në këtë takim ishte Gëzim Morina që shënoi 22 pikë.

Me lojë të mirë te Ylli u veçuan edhe Erjon Kastrati me 19 pikë ndërsa amerikani Brandon Randolph regjistroi “doube-double” prej 15 pikëve e dhjetë kërcimeve. Te Bashkimi që regjistroi humbjen e katërt karshi pesë fitoreve, më efikasi ishte Immanuel King që ndeshjen e mbylli me 18 pikë e 12 kërcime.