Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Golden Eagle Ylli mposht Bashkimin në Prizren

Golden Eagle Ylli është kthyer te fitorja në Superligën e Kosovës në basketboll.

Kampioni në fuqi të shtunën në palestrën “Sezai Surroi” mposhti me rezultat bindës Bashkimin 80:66.

Skuadra nga Suhareka falë efikasitetit dhe mbrojtës së fortë në pushim shkoj me epërsi prej shtatë pikësh 41:34.

Loja e mirë e Yllit vazhdoi edhe në dy çerekët e fundit për ta fituar takimin me rezultatin 80:66.

Mikaile Tmusiq ishte lojtari më i dalluar te Ylli me 23 pikë, gjashtë kërcime dhe katër asistime.

U ndihmua edhe nga Henrik Shirko që shtoi 15 pikë dhe nëntë kërcime.

Te Bashkimi u veçua Terrence Thompsonme 16 pikë e 12 kërcime.

Artikuj të ngjashëm