Golden Eagle Ylli e ka shënuar fitoren e katërt në Superligën e Kosovës në basketboll. Të shtunën mbrëma në Prizren, Ylli fitoi ndaj Bashkimit me rezultatin 81:73.
Ndeshja i takoi xhiros së tetë. Pjesa e parë ishte e barabartë, ndërsa suharekasit e bënë dallimin në çerekun e tretë të cilin e fituan 25:14. Ndërkohë e mbajtën epërsinë edhe në çerekun e katërt. Kapiteni Gëzim Morina ka udhëhequr Yllin me 23 pikë e gjashtë kërcime.
Jaleen Nesbitt i kishte 15 pikë e nëntë kërcime, ndërsa Valon Bunjaku ndeshjen e përfundoi me 17 pikë. Te Bashkimi më i miri ishte Isiah Umipig me 18 pikë e gjashtë asistime. Erik Copes i kishte 18 pikë e 10 kërcime.
Ylli tani ka bilanc prej katër fitore e katër humbje. Bashkimi mbetet me tri fitore, ndërsa ka pësuar humbjen e pestë.