Kampioni i Kosovës në basketboll, Golden Eagle Ylli, debuton sonte në Ligën e Kampionëve. Prej orës 22:00, Ylli përballet me Benfikën në Lisbonë në çerekfinalen e fazës kualifikuese.
Për të arritur në fazën e grupeve të Championsit, Ylli duhet t’i kalojë tre kundërshtarë të turneut kualifikues në Lisbonë, që mbahet deri të dielën.
Benfika llogaritet favorite në këtë përballje dhe në rast të eliminimit të Yllit nga kjo fazë, kampioni i Kosovës garat do t’i vazhdojë në FIBA Europe Cup.
Ylli në dy sezonet e fundit ka fituar titullin e kampionit në Superligën e Kosovës.