Kampioni i Kosovës në basketboll, Golden Eagle Ylli ka mësuar vendin se ku do ta luajë ndeshjen e turneut kualifikues të Ligës së Kampionëve.
Të enjten është përcaktuar vendi ku do të luhen kualifikimet, ndërsa vendi mikpritës do të jetë Portugalia, ka njoftuar Federata e Basketbollit të Kosovës. Ylli në çerekfinale të këtij turne do të përballet me Benfican vendase.
Ndeshjet çerekfinale luhen më 21 shtator, ndërsa dy ditë më vonë ato gjysmëfinale. Finalja është e paraparë të luhet më datën 25 shtator.
Fituesi i ndeshjes Ylli – Benfica, do të ndeshjet me ekipin nga Qipro, Kervanos në gjysmëfinale. E në rast se kalon në finale, atëherë në finalen kualifikuese do të përballet me fituesin e gjysmëfinales tjetër ndërmjet Budivelnyk Norrkopingut dhe Bambergut.
Kjo është hera e parë për Yllin që paraqitet në arenën ndërkombëtare.