Përzgjedhësi i Zvicrës, Murat Yakin, është shprehur shumë i lumtur për fitoren e arritur ndaj Serbisë.
Fitorja 3:2 të premten mbrëma edhe e kualifikoi Zvicrën në rrethin e 16-të skuadrave më të mira.
Serbia bashkohet në grupin e 16 skuadrave të eliminuara nga Botërori.
“Në pjesën e parë patëm disa dobësi dhe bëmë dy gabime. Por më pas reaguam mirë për të arritur fitoren. E dinim se Serbia ishte e detyruar të luante me lojtarë sulmues, për këtë arsye na la hapësira. Graniti është shumë i mençur për t’u pozicionuar në mënyrën më të mirë para mbrojtjes kur e ka topin në posedim. Të gjithë mesfushorët kanë mjaftueshëm eksperiencë për të vendosur për veten e tyre. Kishim bërë përgatitjet e duhura për këtë ndeshje. T’i lëmë lojtarët të festojmë. Unë kurrë nuk kam qenë në një pozitë të tillë. Rruga jonë nuk ka përfunduar, duam të shkojmë para me këtë skuadër. I besoj zhvillimit të ekipit, brenda dhe jashtë fushës. Portugalia natyrisht se është skuadër e fortë, por edhe ne duhet të llogaritemi të tillë”, është shprehur Yakin pas ndeshjes, shkruan mediumi “20min.ch”.