Xhudisti Blin Kuka është një fitore larg suksesit më të madh të Kosovës në Festivalin Olimpik Evropian për të rinjë (EYOF) që po mbahet në Maribor të Sllovenisë.
Kuka është në garë për medaljen e artë në kategorinë deri 90 kilogramë pas ecurisë së mirë që e pati të premten, në ditën e gjashtë të EYOF-it.
Ai rundin e parë e kaloi pa luftë, ndërsa në të dytin u mund nga Aslan Kotsoev, përpara se të vazhdojë garat nëpërmjet repezazhit.
Në repesazh, Kuka shënoi dy fitore dhe të dyja me ippon, duke e mposhtur letonezin Nikita Afanasjevs dhe Danilo Storozhuk të Portugalisë.
Në luftën për medaljen e bronztë, që zhvillohet prej orës 17:00, Kuka do ta ketë përballë xhudistin nga Spanja, Perez Ramirez.
Në fakt, arritja e Kukës deri këtu është suksesi më i madh në EYOF, pasi deri më tani asnjëri prej sportistëve që ka përfaqësuar Kosovën nuk i është afruar zonës së medaljeve. Xhudistja Laurina Gashi kishte arritjen më të madhe deri më tani, pasi përfundoi e shtata në kategorinë deri 52 kilogramë.