Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Luftarake

Arba Hasanaj, një fitore larg medaljes në Olimpiadën për të rinj

arba hasanaj

Xhudistja e Kosovës, Arba Hasanaj, i është afruar medaljes në Lojërat Olimpike për të Rinj që po mbahen në Dakar të Senegalit.

Hasanaj po garon sot në kategorinë deri në 78 kilogramë. 

Nisi me fitore me Ippon ndaj Lenishka Figueroa Cirino të Porto Rikos. Në luftën e dytë pësoi nga braziliania Clarisse Vallim, por vazhdoi përmes repesazhit. Fitoi ndaj Hannah McHenry të Australisë dhe ndaj Ashly Herrera Espinosa të Nikaraguas. 

Për medalje të bronztë do të përballet sot me austriaken Sellina Woegerer.