Blerim Xhemaili ka kontribuuar me asistim te Zuerichu që barazoi 2:2 në udhëtim te St. Galleni. Ndeshja e së dielës i takoi xhiros së 26-të të elitës zvicerane.
Xhemaili asistoi në golin e parë të Zuerichut.
Xhemaili, Lindrit Kamberi, Fidan Aliti, Mirlind Kryeziu dhe Bledian Krasniqi startuan te Zuerichu. Albert Vallqi luajti prej fillimit te St. Galleni, ndërsa Leon Dajaku u aktivizua në minutën e 46-të. Dajaku u përjashtua në minutën e 92-të pas ndëshkimit me kartonin e dytë të verdhë.
St. Galleni është i treti me 35 pikë, ndërsa Zuerichu është i teti me 29 pikë.
Artikuj të ngjashëm