Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Xhemaili shënon gol të bukur në fitoren e Zuerichut

Blerim Xhemaili, futboll, kosova, futbollisti

Blerim Xhemaili ka shënuar gol për kampionin në fuqi të Zvicrës, Zuerichun. Zuerichu të enjten mbrëma fitoi në ndeshjen e parë të plejofit ndaj Heartsit skocez me rezultatin 2:1. Vizitorët shënuan të parët në minutën e 22-të nëpërmjet Laërence Shanklandit nga penalltia.

Adrian Guerrero barazoi shifrat me mbrojtësin Adrian Guerrero në minutën e 32-të, ndërsa dy minuta më vonë, Blerim Xhemaili gjuajti fuqishëm nga afërsia për fitoren e ekipit helvetik.

Xhemaili luajti deri në minutën e 74-t, ndërsa minuta pati edhe për Donis Avdijajn, Mirlind Kryeziun, e Fidan Alitin. Bledian Krasniqi ishte në stol por nuk u inkuadrua në lojë te Baseli.