Blerim Xhemaili ka shënuar golin e vetëm të dielën për skuadrën e Zuerichut, që ka pësuar tjetër disfatë dhe mbetet në pozitën e fundit në tabelë me gjashtë pikë dhe pa asnjë fitore. Zuerichu u mposht për herë të shtatë në kampionat në xhiron e 13-t të elitës së futbollit zviceran. Humbi në shtëpi 4:1 nga Grasshopperi. Xhemaili u inkuadrua në lojë në minutën e 66 dhe zëvendësoi Bledian Krasniqin.
Donis Avdijaj po ashtu hyri si zëvendësues në minutën e 66-t. Fidan Aliti ishte në bankën rezervë, ndërsa Lindrit Kamberi e kompletoi ndeshjen e te vendësit. Te Grasshopperi, kapiteni Amir Abrashi u zëvendësua në minutën e 26-t pasi pësoi lëndim në shpatull.
Shkëlqim Demhasaj ishte në bankën rezervë, kurse Meritan Shabani hyri në lojë në minutën e 68-t. Grasshopperi në 13 ndeshje ka 17 pikë në mesin e tabelës.