Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Xhemaili e shpëton Zuerichun nga disfata

Blerim Xhemaili ka shënuar dy gola në barazimin e Zuerichut ndaj Sionit me rezultatin 2:2. Kjo ndeshje i takoi javës së 31-të të Superligës së Zvicrës. Xhemaili shënoi golin e parë nga penalltia në minutën e 25-të për të barazuar në 1:1 rezultatin.

Edhe golin e dytë për 2:2, mesfushori shqiptar e shënoi nga penalltia në minutën e 78-të.

Xhemaili, Lindrit Kamberi dhe Mirlind Kryeziu luajtën deri në fund të takimit, ndërsa në minutën e 61-të në fushë për Zuerichun u inkuadrua edhe Bledian Krasniqi.

Selmin Hoxha mbeti në stol. Kevin Halabaku u inkuadrua te Sioni në minutën e 65-të.