Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Valon Berisha shënon supergol në fitoren e Zurichut

Valon Berisha

Mesfushori i Kosovës, Valon Berisha, ka shënuar supergol në fitoren e Zurichut të shtunën mbrëma.

Zurichu e mposhti Servetten me rezultat 2:1, ndërsa Berisha e realizoi golin e parë.

Ai shënoi supergol nga goditja e dënimit në minutën e 35-të të ndeshjes që i takoi xhiros së dytë të Superligës helvetike të futbollit.

Berisha, Selmin Hoxha, Lindrit Kamberi dhe Bledian Krasniqi e kompletoi takimin te Zurichu, derisa te Servette në stol mbeti portieri Leo Besson.

Në ndeshjen e parë, Berisha kishte asistuar.