Fidan Aliti ka asistuar në golin e dytë të Zuerichut që të dielën pësoi humbjen e gjashtë në Superligën e Zvicrës.
Zuerichu humbi nga Servette me rezultatin 3:2. Aliti asistoi në golin e realizuar në minutën e 50-të. Aliti dhe Lindrit Kamberi luajtën deri në fund të takimit, ndërsa në fushë te Zuerichu në minutën e 74-t u inkuadrua Donis Avdijaj.
Blerim Xhemaili, Mirlind Kryeziu dhe Bledian Krasniqi qëndruan në stol. Në tetë xhiro, kampioni i Zvicrës nuk ka shënuar asnjë fitore. Ka dy barazime e gjashtë humbje.