Ndonëse kampion në fuqi, Zuerichu po ka telashe të mëdha për të mbledhur pikë në Superligën e Zvicrës.
Të dielën, Zuerichu luajti 1:1 me Winterthurin e promovuar, ndërsa golin e barazimit e shënoi në minutën e 85-të.
Ishte përballje e shumë shqiptarëve. Te Zuerichu startuan Lindrit Kamberi, Mirlind Kryeziu, Fidan Aliti, Blerim Xhemaili e Donis Avdijaj.
Kryeziu, Aliti e Xhemaili u ndëshkuan me kartona të verdhë.
Aliti e Avdijaj lanë fushën në minutën e 69-të, ndërsa prej minutës së 82-të luajti Bledian Krasniqi.
Te Winterthuri startuan Granit Lekaj, Samir Ramizi e Eris Abedini. Ramizi u zëvendësua në minutën e 90-të.
Edhe
Krasniqi asiston, Kamberi ndëshkohet me të kuq
Jozef Pukaj e Florian Kamberi qëndruan në stol. Zuerichu mbetet i fundit me vetëm dy pikë nga pesë ndeshje.
Dy pikë i ka edhe Winterthuri në pozitën e parafundit.