Betim Fazliji ka kontribuar me një asistim në fitoren e St. Gallenit.
St. Galleni të dielën në kuadër të xhiros së dytë të elitës së futbollit zviceran e mposhti në udhëtim Vaduzin me rezultatin 3:2.
Futbollisti kosovar, Fazliji, në lojë u inkuadrua në minutën e 66-të, kurse asistimin e bëri te goli i fitores 3:2 të cilin e realizoi Enoch Owusu në minutën e 87-të.
Ndërkohë asistim bëri edhe mesfushori Lutfi Dalipi për Vaduzin.
20-vjeçari Dalipi asistoi te goli i barazimit 1:1 në minutën e 11-të.
Edhe
Një gol e dy asistime nga Dalipi në fitoren e Vaduzit
Bashkëlojtari i Fazlijit, Leon Frokaj e kompletoi ndeshjen te St. Galleni.
Dalipi luajti deri në minutën e 89-të, kurse mbrojtësit Liridon Berisha dhe Denis Simani e kompletuan ndeshjen te Vaduzi.